Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar djemtë e Kombëtares së Kosovës, të cilët u mposhtën nga Turqia në finalen e play-offit për Botëror. “Faleminderit që na bëtë të besojmë sërish.
Që për disa çaste na dhatë ëndrrat më të bukura që mund t’i ketë një vend e secili njeri.
Faleminderit që na bashkuat si rrallëherë, përtej çdo dallimi, nën një ndjenjë të vetme; krenarinë për vendin tonë”. “Faleminderit për dinjitetin që i dhatë kësaj fanelle, për emocionet që s’shuhen dhe për shpresën që mbetet tutje.
Ishim aq afër shqipe!
Kemi me ja dalë një ditë.
Krenar me djemtë tanë”, u shpreh Abdixhiku.





