Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, është nderuar së fundmi me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Vjosa Osmani, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e kulturës dhe promovimin e vlerave kombëtare.
Jaho ndau me ndjekësit e saj në Facebook disa fotografi nga ceremonia, duke shprehur emocionet e saj dhe mesazhin e fuqishëm që shoqëron këtë nderim.
Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: ‘E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, Sh.
S.
Znj.
Vjosa Osmani, të nderuar njerëz të zemrës’.
Sopranoja theksoi rëndësinë e bashkimit dhe kujtesës për rrënjët, duke shtuar se ky nderim nuk është vetëm për të, por edhe për çdo shqiptar që nuk ka ndalur së besuari dhe për çdo zemër që rreh për vendin e vet, kudo që ndodhet.
Në fund të postimit, Jaho shprehu edhe mbështetjen për Kombëtaren e Kosovës në futboll, duke uruar kualifikimin për në Botërorin 2026: ‘P.s.
Forca Kosova – drejt kualifikimit në Botëror!’.
