Këngëtarja dhe deputetja Edona Llalloshi prezanton këngën e re ‘Zemra e Dardanisë’ para ndeshjes së rëndësishme të Kosovës dhe Turqisë

Këngëtarja dhe deputetja e njohur shqiptare Edona Llalloshi ka publikuar një këngë të re në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë, duke i dhënë një atmosferë edhe më emocionale përballjes së sontme.

Artistja ka ardhur me një projekt të ri muzikor me vargje dedikuar dardanëve, të titulluar ‘Zemra e Dardanisë’.

Kënga synon të motivojë tifozët dhe lojtarët para sfidës së rëndësishme, duke përcjellë mesazhe krenarie dhe mbështetjeje për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.


- Advertisement -

Ndeshja e madhe zhvillohet sonte (e martë) me fillim nga ora 20:45, ndërsa e gjithë Shqiptaria po pret me emocione rezultatin, duke shpresuar në një fitore të Kosovës, e cila do ta çonte drejt Kampionatit Botëror.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *