Bedri Hamza: Zemra e shqiptarëve rreh në ritëm para ndeshjes së Kosovë-Turqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para ndeshjes së sontme Kosovë-Turqi, u shpreh se zemra e gjithë shqiptarëve anembanë rreh në një ritëm.

Ai ka shkruar në Facebook se në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, siç tha, djemtë tanë luajnë për historinë.

Sonte, zemra e Kosovës, por edhe e gjithë shqiptarëve anembanë, rreh në një ritëm.


- Advertisement -

Për fanellën, për fitoren, për ëndrrën që e kemi pritur kaq gjatë.

Në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’, djemtë tanë luajnë për historinë.

Për sakrificat e gjata e të vështira”, ka shkruar Hamza.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *