Trim Ademi shpreh emocionet para ndeshjes historike Kosovë – Turqi

Capital T ka folur përpara ndeshjes Kosovë – Turqi në një intervistë për ‘Shqipëria Live’ me Sidorela Gjinin.

Ai ka shprehur emocionet përpara ngjarjes historike, ku vendoset fati i Kombëtares së Kosovës për Botëror.

Megjithatë, artisti shqiptar thekson se beson në djemtë dhe se ka qëndruar gjithnjë përkrah tyre.


- Advertisement -

Trim Ademi (emri i vërtetë) thekson po ashtu që nuk mungon stresi, por që në fund do t’ia dalim. ‘Gjithçka nis me petkun e tifozërisë, atdhedashuri, pastaj vijnë profesionet tjera muzika.

Normalisht stresi është i madh, më shumë ka të bëjë me pjesën e shtetit, rëndësisë që ka për ne’, u shpreh ai. ‘Gjitha fitoret e Kosovës i kam shijuar, normal njerëzve ju ngelin në mendje këto që bëjnë më shumë zhurmë. Çdo ndeshje ka qenë me rëndësi shumë të madhe.

Puna e madhe është bërë prej hapit të parë’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *