Celine Dion konfirmon rikthimin në skenë pas luftës me shëndetin: 10 koncerte në Paris

Celine Dion ka zyrtarisht konfirmuar rikthimin e saj në skenë pas disa vitesh luftë me shëndetin, katër vite pas diagnostikimit me sindromën e muskujve të ngurtësuar.

Ajo do të mbajë një program prej 10 koncertesh në La Defense Arena në Paris, me kapacitet 40 mijë vende, gjatë muajve shtator dhe tetor.

Rikthimi i Dion u shpall në ditëlindjen e saj të 58-të, të cilën e quajti “dhuratën më të mirë në jetë”.


- Advertisement -

Ajo shprehu emocionin dhe mirënjohjen për mbështetjen e fansave gjatë viteve të fundit dhe theksoi se ndihet mirë, e fortë dhe e gatshme për të kënduar dhe për të vallëzuar përsëri.

Këngëtarja, një nga artistet më të shiturat në histori, nuk ka performuar që nga 8 marsi 2020, kur turneu i saj “Courage” u ndërpre për shkak të pandemisë dhe më pas u detyrua të anulojë të gjitha koncertet për shkak të gjendjes shëndetësore.

Koncertet janë planifikuar me disa ditë ndërmjet secilit për të ruajtur shëndetin e saj.

Ulëset do të dalin në shitje më 7 prill, me pritshmëri shumë të lartë nga publiku.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *