Masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi: Policia ‘blindon’ zonën për Kombëtaren e Turqisë

Në prag të përballjes Kosovë-Turqi, autoritetet e sigurisë kanë ndërmarrë masa të shtuara për të garantuar zhvillim sa më të mirë të këtij eventi sportiv.

Policia e Kosovës ka “blinduar” zonën përreth hotelit ku është akomoduar Kombëtarja e Turqisë, duke rritur ndjeshëm prezencën e saj në terren, përfshirë edhe njësitin K9.

Burime brenda policisë kanë bërë të ditur se këto kontrolle janë rutinore dhe zhvillohen shpesh.


- Advertisement -

Niveli i sigurisë është ngritur në maksimum për ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Masat e ndërmarrura synojnë një organizim të qetë dhe pa incidente për një nga ndeshjet më të rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *