Ndeshja vendimtare e Kombëtares së Kosovës me Turqinë transmetohet në ekran të madh në Gjilan

Ndeshja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës me Turqinë në një finale që vendos fatin e kualifikimit për Kupën e Botës 2026, do të transmetohet në ekran të madh në sheshin ‘Agim Ramadani’ në Gjilan sonte nga ora 20:45.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bëri thirrje të bashkohen të gjithë drejt ëndrrës për Botëror, transmeton Klankosova.tv. ‘Meqenëse biletat në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ janë shitur të gjitha, ne kemi vendosur që atmosferën e stadiumit ta sjellim në zemër të qytetit tonë,’ tha Hyseni.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *