Arrestohet shtetas i huaj në Deçan me substancë narkotike

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në rrugën “Fatmir Nimanaj” në Deçan.

I dyshohet për veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit të huaj iu gjetën dhe konfiskuan dy qese me kokainë. “Gjatë kontrollit në automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar dëshmitari mashkull kosovar, tek pasagjeri mashkull shtetas i huaj janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike e llojit kokainë (dy qese pesha nuk dihet).


- Advertisement -

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *