Dërgimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza është marrëveshje ndërkombëtare që kërkon dy të tretat e votave të Kuvendit.
Megjithatë, nuk është bërë e ditur se kur do të jetë në agjendën e Parlamentit kjo marrëveshje, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica tha se është sukses që Kosova po merr pjesë në misione kaq të mëdha paqeruajtëse. ‘Dikur Kosova ka qenë nevojli i trupave të të tjerëve, tash Kosova po bëhet ndihmuese në misione të tilla paqeruajtëse në Gaza’, tha Reçica në emisionin ‘Ora Shtatë’.
Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi tha se nuk ka asnjë dyshim që FSK është gati për misione të tilla. ‘FSK-ja është njëra prej ushtrive më të përgatitura në Evropë pikërisht për shpëtim dhe intervenim të shpejtë, jo për sulm, por për kërkim-shpëtim janë profesionist’.
