Ka filluar me humor nata e dytë e spektaklit të Ferma VIP 3 në Vizion Plus.
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti, duke komunikuar me moderatoren Arbana Osmani, ka thënë me humor se është hera e parë që jeton me njerëz ‘normalë’. ‘Jam shumë e kënaqur.
Asnjëherë nuk kisha jetuar me njerëz normalë’, tha Ahmeti.
Pastaj, ajo ka vazhduar me batuta për të sqaruar një keqkuptim me fjalën ‘Prime’, duke treguar një përvojë personale interesante. ‘Nuk e dija që ekziston një Prime.
Për herë të parë ma tha një grua, e cila më dhuroi disa gjëra për tualetin dhe tha: ‘Kjo është Prime’.
Pastaj thanë ‘këtu kemi Prime’, ma shpjeguan dhe tani e mora vesh që paska dy herë në javë Prime’, u shpreh Ahmeti. ‘Ndodh.
Faleminderit shumë.
E para më, primare’, shtoi ajo mes të tjerash.
