Në rrugën ‘Don Shtjefën Kurti’ në Prishtinë, projekti i kompanisë Klub Invest dështoi pas gërmimeve të gabuara që çuan në shembjen e rrugës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime dhe ka intervistuar pronarin, ndërsa disa zyrtarë komunalë janë suspenduar.
Kryetari Përparim Rama urdhëroi mbylljen dhe inspektimin e vendpunishteve, duke paralajmëruar masa për shkelësit.





