Ankesat për mungesën e faturave të energjisë elektrike shqetësojnë qytetarët në Kosovë

Në emisionin “Fol me Arin”, pothuajse shumica e ankesave të ditës së sotme kanë qenë të lidhura me faturat e energjisë elektrike, të cilat qytetarët po raportojnë se nuk po u dërgohen në shtëpi.

Ankesa të shumta kanë ardhur nga të gjitha vendet e Kosovës, ku qytetarët janë shprehur të shqetësuar për këtë situatë.

Sipas tyre, mungesa e faturave po krijon pasiguri dhe mungesë transparence sa i përket shpenzimeve mujore të energjisë.


- Advertisement -

Disa prej tyre theksojnë se, si pasojë e kësaj, nuk kanë një pasqyrim të qartë të konsumit dhe detyrimeve financiare.

Ndërkohë, edhe pse ankesat janë adresuar tek kompania KEDS, problemi vazhdon të jetë i pranishëm tash e disa muaj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *