Brikena Selmani ka biseduar në dhomën e rrëfimit për marrëdhënien dhe ngjarjet në shtëpi me Mateo Borrin.
Ajo shprehet se nuk ka qenë në gjendje të mirë për disa ditë, por ky fakt nuk i ka prekur interesat e Mateos.
Selmani pohon se nuk ka bërë asnjë gabim dhe gjithmonë duket se situata po përkeqësohet. ‘Kjo gjendje nuk më bën të ndjehem mirë.
Fakti që kam qenë në këtë gjendje për tre ditë nuk e ka prekur interesin e Mateos.
Nuk mund të pretendosh që gjithçka të sqarohet me një bisedë sepse nuk jam robot’, tha ajo. ‘Nuk kam bërë asnjë gabim që të dalë sërish e keqe’, shtoi modelja në dhomën e rrëfimit.
Duket se marrëdhënia mes tyre është në një fazë turbullimesh për shkak të ngjarjeve të ndodhura.
