Ervin Softa, një 50-vjeçar i kërkuar dhe i dënuar me 1 vjet burgim për vepren penale ‘Mashtrim’, u arrestua sot nga policia në Prizren.
Ai kishte shtatë urdhër-arreste aktive.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi rastin dhe tha se arrestimi u bë nëpërmjet një plani taktik-operativ.
Softa u dërgua në burg për vuajtjen e dënimit.
Klikoni për më shumë detaje.





