Vesel Kurtishaj nga Big Brother Albania 8 martohet me partneren e tij në një dasmë luksoze në Prizren

Fituesi i spektaklit Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij, Rreze Kuçi, kanë kurorëzuar dashurinë me martesë mbrëmjen e djeshme (e hënë).

Dasma e tyre u organizua në një nga restorantet luksoze në qytetin e Prizrenit me miq familjarë e personazhe të famshme. Çifti ka shkëlqyer – nusja me fustan të bardhë dhe Veseli me kostume elegante.


- Advertisement -

Veseli krahas Big Brother, ka qenë pjesë edhe e spektaklit ‘Dance With Me’.

Ai prej vitesh është pjesë e shoubizit, ku ka krijuar edhe fansa anë e mbanë trojeve shqiptare.


- Advertisement -