Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në protestën pranë Kuvendit sot për të kundërshtuar ekspozitën me pasaktësi mbi masakrat në vend.
Në një postim në Facebook, OVL e UÇK-së ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren seriozisht, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. “Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në protestën simbolike të sotme nga kategori të dalura nga lufta e UÇK-së.
Nëse nuk ka përgjigje nga institucionet ndaj kërkesave tona, aktiviteti ynë kundër shtrembërimeve historike do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, për të cilat do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e OVL e UÇK-së.
