Shqipëria e Kosovës optimiste për fitoren në finalen e madhe kundër Turqisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur konferencë për media, ku prezent ishte selektori i Kosovës Franco Foda dhe kapiteni dardan, Vedat Muriqi, transmeton klankosova.tv.

Selektori i dardanëve, ka thënë se gjasat për fitore janë 50/50, ndërsa ka vlerësuar yjet e kombëtares së Turqisë. “Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë.

Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50.


- Advertisement -

Ne do të japim gjithçka për të fituar”, ka thënë Foda.

Ndeshja e madhe finale do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri në ora 20:45.


- Advertisement -