Albin Kurti: Zgjedhja e Presidentit tejet e rëndësishme për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se çështja e presidentit është tejet e rëndësishme dhe duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh institucional dhe politik.

Ai bëri të ditur se do të nisë dërgimin e ftesave për takim me kryetarët e partive opozitë pas konsultimeve të brendshme.

Kurti shtoi se çështja duhet trajtuar me urgjencë, por duhet vlerësuar me suksesin e arritur. “Kushtetuesja na ka dhënë një periudhë kohe që na lejon të veprojmë shpejt dhe të shmangim gabimet në rrugën drejt zgjedhjes së presidentit”, përfundoi kryeministri.


- Advertisement -


- Advertisement -