Kylie Jenner shfaqet në plazh me bikini të zeza: Shijon qetësinë buzë detit

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga pushimet e saj tropikale.

Ajo shfaqet në një plazh të qetë, duke pozuar me bikini të zeza.

Në imazhet e publikuara, 28-vjeçarja vë në pah linjat trupore dhe duket mjaft në formë.


- Advertisement -

Pozat e saj kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Ajo ka zgjedhur një stil të thjeshtë, me flokë të lëshuara dhe aksesorë minimalë.

Në disa foto shihet duke shijuar qetësinë buzë detit, shkruan DailyMail.

Në përshkrimin e postimit, Jenner shkroi se po kalon kohën më të mirë të jetës së saj.

Kjo frazë u komentua gjerësisht nga fansat.

Në një tjetër moment, ajo shihet duke lexuar një libër në plazh.

Aty ajo e përshkruan veten si në ‘vendin e saj të lumtur’.

Postimet vijnë në një periudhë kur jeta e saj personale është shpesh në fokus.

Lidhja me Timothee Chalamet vazhdon të tërheqë vëmendje.


- Advertisement -