Lola Young ka zbuluar se po kalon një proces rikuperimi nga varësia, pasi u rrëzua në skenë gjatë një koncerti dhe anuloi të gjitha performancat.
Këngëtarja 25-vjeçare tregoi se është shtruar në një qendër trajtimi holistik, ku po merr ndihmë për problemet me shëndetin mendor dhe varësinë.
Ajo pranoi se këto vështirësi ishin shkaku i incidentit dhe tërheqjes së saj nga publiku, shkruan DailyMail. “Kam luftuar me probleme të shëndetit mendor dhe varësi”, u shpreh ajo, duke shtuar se rikuperimi është një proces i vazhdueshëm, por tashmë ndihet më mirë.





