Në një incident të paparashikuar të dielën, toka e përpiu asfaltin në rrugën Don Shtjefën Kurti në Prishtinë, duke shkaktuar ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë për disa zona të kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në emisionin Ora Shtatë, deklaroi se prioritet për komunën është restaurimi i rrymës dhe ujit. “Kemi qenë mbrëmë deri në orët e vona këtu për të sanuar problemin.
Të gjitha ekipet tona, edhe nga Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave dhe ekipe të tjera kanë ardhë për të ndihmuar sanimin e çështjes dhe me pa nga afër se çka ka qenë problemi”.





