Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Kombëtaren e Kosovës në futboll për të inkurajuar lojtarët para ndeshjes së rëndësishme kundër Turqisë.
Kurti u bëri thirrje futbollistëve që të japin maksimumin dhe ta përfaqësojnë me krenari Kosovën.
Ai theksoi se mbështetja e tifozëve dhe e gjithë kombit është forca e tyre kryesore për të arritur sukses në fushë.
Duhet të ruajnë besimin për fitore dhe ta shfrytëzojnë potencialin e tyre në këtë moment të rëndësishëm.





