Armir Shahini ka qenë i ftuar në Big Brother Radio të Juelës dhe Rogertit në shtëpinë e famshme.
Rogert Sterkaj e pyeti për një mesazh për gruan dhe vajzën e tij.
Ai i falënderoi për përkrahjen dhe shprehu dashurinë e tij për ta. ‘Faleminderit për këtë mundësi, e kuptoj shumë mirë sepse ti je prind, më kupton më mirë se të tjerët’, i tha Miri-Rogertit. ‘Unë kam një mesazh të fortë për bashkëshorten time Rabea vajzën time, i dua shumë, janë një forcë e madhe për mua këtu në Big Brother, më motivon të ec më tej’. ‘I dua shumë, kam nevojë për ta, jetoj me ta dhe mezi pres t’i takoj’, shtoi ai.





