Besnik Shabiu kritikon mungesën e vëmendjes ndaj shtrenjimit të rrymës: ‘Po bëhemi të pafuqishëm’

Besnik Shabiu nga organizata ‘Asnjë Cent më Shumë’ e ka komentuar situatën e shtrenjtimit të rrymës që po paralajmërohet për 1 prill.

Shabiu kritikoi opinionin publik që po merret me shumë tema të tjera dhe po bien nga vëmendja ato si e rrymës. ‘Fatkeqësia e madhe e kësaj pune është që aq shumë po kemi ndryshime të temave, dhe aq shumë po na ndodhin tema të cilat në njëfarë forme po e marrin vëmendjen komplet’, tha Shabiu në Info Magazine të Klan Kosovës. ‘…fatkeqësisht edhe për ngjarje që do të duhej të na brengoste të gjithëve siç është rritja e çmimeve të përgjithshme duke fillu prej derivateve të produkteve esenciale e tashmë edhe paralajmërimet e radhës për shtrenjtimin e radhës së energjisë elektrike sikur po mbesin të dorës së dytë dhe të tretë, ndonëse ne si qytetarë më së tepërmi duhet me brengosë dhe me u marrë pikërisht me këto tema.’


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *