Mbrojtja e Sigurisë dhe Shëndetit të Punëtorëve gjatë Erërave të Forta

0
26
- Advertisement -

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë thirrje për të gjithë punëdhënësit që të ndërmarrin masa të shtuara për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve, pas paralajmërimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për erëra të forta që pritet të godasin vendin nesër.

Vëmendje e veçantë kërkohet në sektorin e ndërtimtarisë dhe në të gjitha aktivitetet që zhvillohen në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë punimeve në lartësi, si në skela, kulme dhe hapësira të tjera që janë të ekspozuara ndaj erërave.

Inspektorati i është drejtuar punëdhënësve me apel që të tregojnë përgjegjësi dhe të shmangin aktivitetet e punës në rastet kur kushtet atmosferike paraqesin rrezik për punëtorët. “Siguria dhe shëndeti i punëtorëve duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë”, thuhet në apelin e Inspektoratit Qendror të Punës.

Institucioni thekson se mbrojtja e punëtorëve duhet të jetë një prioritet, pavarësisht kushteve dhe rrethanave atmosferike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here