Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve, e quajti ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998-1999’ si katrahurë për përmbajtjen e saj të pasaktë.
Ai shprehu keqardhje për mungesën e verifikimeve dhe dokumentacionit nga autori Shkëlzen Gashi.
Grajqevci theksoi rëndësinë e formimit të një liste të saktë të viktimave të masakrave në Kosovë. ‘Duhet sa më shpejtë të mundshme të formohet lista e saktë e viktimave,’ tha ai.





