Kryetari Limaj Komenton Rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

0
25
- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mendimin e tij në lidhje me kërkesën për rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, duke u shprehur se ishte i habitur nga mënyra se si u trajtua kjo çështje.

Limaj, në një intervistë për Politiko, theksoi se pas protestave dhe tensioneve që ndodhën në vend, ligji ishte miratuar nga presidentja dhe se ai nuk përfaqësonte një parti politike, por qytetarët e Kosovës. “Kam qenë i shokuar atë natë, pas gjithë asaj çka kishte ndodhur në Kosovë, me protesta, ku shkuan deri në përplasje, dhe në fund erdhi si erdhi, u votua ligji nga presidentja.

Ai ligj nuk ka qenë i PDK-së, por i qytetarëve.

Rikthimi dhe kërkesa për të ka qenë shokuese”, deklaroi Limaj.

Ai gjithashtu kritikoi mënyrën se si u kërkua rikthimi i ligjit, duke thënë se një kërkesë e tillë nuk duhej të bëhej në atë formë, pasi ekzistonin mundësi të tjera për të kërkuar ndryshime. “Edhe mënyra si u kërkua, edhe si ndodhi krejt ajo situatë, nuk kërkohet ashtu kthimi i ligjit.

Vetë e keni çuar, keni mundur me kërku me përmirësu.

- Advertisement -

Së dyti, nuk kërkohet nga presidentja”, u shpreh ai.

Limaj gjithashtu shprehu pritshmëritë e tij që partitë politike ta kuptojnë rëndësinë e situatës, duke e theksuar se PDK-ja, siç e cilësoi ai, parti shtetformuese, duhet ta dijë se kur një ligj kthehet nga presidentja në Kuvend, nuk mund t’i shtohen amendamente. “PDK-ja është parti shtetformuese”.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here