Familja Salihaj nga fshati Jasiq i Ri, në komunën e Junikut në Kosovë, është goditur nga një tragjedi e rëndë.
Riza Xhelal Salihaj ka humbur jetën në një aksident në Kroaci, në kthimin për në vendlindje.
Familjarët e tij kanë njoftuar lajmin tragjik nëpërmjet një postimi në Facebook, duke treguar se ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.
Prindërit dhe miqtë janë të tronditur nga humbja e tij.
Shefqet Salihaj, një i afërm i tij, tha se Riza u detyrua të emigrojë për një të ardhme më të mirë, pasi nuk mundi të ndërtojë jetën në Kosovë.





