Organizatorët e ekspozitës, së shfaqur së fundmi në Prishtinë, Integra dhe Admovere, kanë kërkuar falje familjarëve të viktimave civile të luftës.
Përmes një postimi në Facebook, ata thanë se qëllimi i tyre ishte të nderojnë viktimat civile të luftës dhe të kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet në Kosovë.
Ekspozita ka përjetuar kritika, por organizatorët bëjnë thirrje për diskutim të hapur dhe respektues për të adresuar çështje kaq të ndjeshme.





