Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të dielen në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, transmeton Klankosova.tv.





