Konferenca e Investitorëve Amerikanë 2026 në Prishtinë: Rrugë e re për zhvillim urban dhe investime

Me iniciativë të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe përmes një partneriteti ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetjen e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, në kryeqytet do të mbahet Konferenca e Investitorëve Amerikanë.

Sipas njoftimit, kjo konferencë do të mbledhë investitorë, politikëbërës dhe liderë të industrisë nga data 28 deri më 30 prill 2026.

Në njoftimi e Odës thuhet se ‘Konferenca e Investitorëve Amerikanë 2026 lidh investitorët amerikanë dhe globalë me projekte strategjike në Prishtinë, duke hapur mundësi në infrastrukturë, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm urban’.


- Advertisement -

Po ashtu, theksohet se ‘me pjesëmarrjen e korporatave dhe agjencive amerikane, diasporës, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve lokalë, konferenca synon të krijojë rrugë konkrete për investime dhe bashkëpunim afatgjatë’.

Për këtë ngjarje ka shkruar edhe vetë kreu i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kështu, Kosova po hyn në hartën e kapitalit global.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *