Gjatë debatit mes Mateos dhe Brikenës, në diskutim u përfshi edhe opinionisti Arbër Hajdari.
Kjo ndodhi pasi Brikena, kur kishte rastin për t’u shpjeguar, foli gjatë dhe askush nuk e ndërpreu.
Ndërsa kur filloi Mateo, Brikena e ndërpreu vazhdimisht, duke e bërë të pamundur që ai të sqarohej.
Arbri tha: “Ata po bëjnë një diskutim ku secili ka të drejtë të flasë sipas radhës.
I’u dha fjala Brikenës, nuk e ndërpreu asnjë sekondë.
Ndërsa kur iu dha fjala Mateos, ajo nuk ka ndaluar asnjë sekondë, dhe gjërat këtu në studio më kanë ardhur të turbullta.
Pra, qëllimi është i qartë, qëllimisht që Mateo të dali sa më keq.
Madje Mateo as nuk duhet të dëgjohet, sepse minimumi i asaj që ka ndodhur, çdo person ka të drejtë të flasë, dhe fakti që ti s’po e le, do të thotë që do ta nxjerrësh keq”.
Brikena ndërhyn: “Jo, më fal një sekondë”.
