Ekspozita skandaloze “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u hap më 24 mars në sheshin e Prishtinës, tashmë është mbyllur pasi u evidentuan pasaktësi në përmbajtjen e disa prej masakrave të ndodhura në Kosovë gjatë luftës.
Autori i ekspozitës, Shkëlzen Gashi, tha se të dhënat i kanë marrë nga Fondi për të Drejtën Humanitare, por këtë e mohoi ish-drejtuesja e këtij fondi, Natasha Kandiq.
Reagime pati edhe nga partitë politike opozitare, e edhe nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.





