Arbana Osmani rikthehet si moderatore në Ferma VIP: Shfaqet një rritje e interesit për formatin e ri

Arbana Osmani është kthyer në ekran si moderatore e Ferma VIP, i cili nisi mbrëmjen e djeshme, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj televizive.

E njohur për vite me radhë si një nga figurat ikonike të Big Brother Albania, Arbana tashmë ka ndarë rrugët me këtë format dhe po drejton një projekt të ri.

Së fundmi, ajo ka ripostuar në Instastory një grafik krahasues të kërkimeve në YouTube mes Ferma VIP dhe Big Brother VIP Albania, ku shihet një rritje e menjëhershme e interesit për formatin e ri.


- Advertisement -

Moderatorja nuk hezitoi ta ndajë këtë statistikë me ndjekësit e saj.

Ndërkohë, sonte pritet spektakli i radhës i Big Brother VIP Albania, duke ngritur pikëpyetje nëse do të ketë ndonjë reagim, sidomos nga Ledion Liço, i cili herë pas here ka hedhur kunja për edicionet e mëparshme të moderuara nga Arbana.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *