Anija luftarake ‘USS Tripoli’, që mbante 3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë, ka mbërritur në Lindjen e Mesme, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X. ‘Marinarët dhe Marinsat amerikanë në bordin e USS Tripoli (LHA 7) mbërritën në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së më 27 mars’, tha CENTCOM.
CNN raportoi më parë këtë muaj se Pentagoni do të vendoste një Njësi Ekspedite Detare në rajon.
Njësi të tilla tradicionalisht janë përdorur për misione si evakuime në shkallë të gjerë dhe operacione amfibe që kërkojnë lëvizje nga anijet në breg, duke përfshirë bastisje dhe sulme.
Ato gjithashtu kanë një komponent luftarak tokësor dhe aviacional dhe disa njësi janë të trajnuara për operacione speciale.
