Halle Bailey feston ditëlindjen e saj në një jaht: Shijon ditën e saj të 26-të nën diellin e ngrohtë

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Halle Bailey, ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të në një mënyrë relaksuese dhe plot stil, duke ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet në një jaht.

Ylli i “The Little Mermaid” u shfaq me bikini jeshile, ndërsa shijonte diellin në shoqërinë e njerëzve të saj të dashur.

Krahas fotove, ajo shkroi: “Është ditëlindja ime.


- Advertisement -

Sot jam 26 vjeçe.

Jam në një varkë me të dashurit e mi.

Dielli po shkëlqen.

Zoti është kaq i mirë”.

Postimi u prit me shumë reagime pozitive dhe urime nga fansat, shkruan DailyMail.

Këngëtarja dhe aktorja, e cila është nënë e një djali, vijon të jetë aktive në karrierë, me projekte të reja në aktrim dhe muzikë.


- Advertisement -