Presidentja Vjosa Osmani është nderuar në parlamentin austriak me Çmimin ‘Dr.
Erhard Busek’ për lidership dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në avancimin e lirisë, demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.
Veprimtari Niq Krasniqi nga Austria ka njoftuar se e para e shtetit të Kosovës u nderua me këtë çmim gjatë konferencës ndërkombëtare ‘Kosova në BE’.
Andreas Minnich, Nënkryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, ka shprehur mirënjohje për kontributin e Presidentes Osmani për lirinë e demokracinë në Kosovë dhe Evropë.





