Këngëtarja dhe aktorja Bleona Qereti ka rikujtuar një nga skenat më ikonike në film në filmin hollivudian ‘Chief of Station’, ku ajo luan rolin e Biancas.
Në projektin e vitit 2024, Bleona shfaqet duke folur në gjuhën shqipe, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe publikut shqiptar.
Në bisedën me Benin, interpretuar nga aktori hollivudian Aaron Eckhart, Bleona thotë: “Është me organizatën, po e lë brenda, por shiko monitorin sepse po përdor një password të vjetër”.
Kjo paraqitje e shquar e artistes në film për përfshirjen e gjuhës shqipe është vlerësuar si një moment i rëndësishëm.





