Ngjarje tragjike në Vushtrri: Fëmijë humb jetën pasi u godit nga automjeti i babait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u godit nga automjeti.

Sipas policisë, dyshohet se babai me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.


- Advertisement -

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -