Bashkia e Prishtinës ka njoftuar se ekipet e kryeqytetit do të heqin tabelën e ekspozitës së masakrave në sheshin “Nënë Tereza”.
Kryetari Përparim Rama ka pezulluar lejen për ekspozitë, pasi u evidentuan pasaktësi në përmbajtjen e saj.
Në ekspozitë janë gjetur gabime për masakrën e Burgut të Dubravës dhe të Mejës.
Skandali me pasaktësitë e ekspozitës për masakrat në Kosovë.





