Kuvendi i Kosovës, mbështetës i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u kontestua në së paku tri raste duke u theksuar se ka pasaktësi në të dhënat për Masakrën në Burgun e Dubravës, në Masakrën e Mejës dhe në atë të Krushës së Madhe, ka dalë me një sqarim.
Në këtë sqarim, Kuvendi ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke e hedhur atë te organizatorët.
Tutje, legjislativi tha se, në përputhje me mandatin e tij dhe praktikat e zakonshme institucionale, mbështet iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik, përfshirë kujtesën kolektive, dokumentimin e luftës dhe nderimin e viktimave. “Në të njëjtën kohë, mbrojtja e dinjitetit të viktimave dhe kujtesës kolektive mbetet obligim i përbashkët institucional dhe shoqëror, i cili kërkon trajtim të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm”.
Më shumë nga kontestimi i të dhënave, lexoni në artikullin në vijim: Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi kanë edhe ajo e Mejës dhe e Krushës
