Ekspozita e hapur më 24 mars në sheshet e Prishtinës, në përkujtim të masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës, po del se ka goxha pasaktësi.
Derisa fillimisht u konstatua se të dhënat për masakrën e Burgut të Dubravës kanë gabime, mospërputhje me realitetin janë gjetur edhe në së paku dy raste tjera.
Për Masakrën e Mejës, sipas të dhënave zyrtare janë ekzekutuar 376 civilë shqiptarë më 27 prill të vitit 1999, por në ekspozitë thuhet se janë vrarë 349 civilë shqiptarë.
Ministri Andin Hoti ka bërë thirrje për tërheqjen e materialeve të pasaktë dhe verifikimin e plotë të përmbajtjes së ekspozitave publike për krimet e luftës.





