Aferësia mes Kledjës dhe Bejtës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka shkaktuar shumë reagime, sidomos për faktin se Bejta ka një lidhje jashtë shtëpisë.
Kjo situatë është bërë temë diskutimi edhe mes Shqiponjës dhe Kledjës, ku kjo e fundit është përballur me akuza se po luan me ndjenjat e Bejtës. “Gjynah Bejta, se krejt shpia po i gjuhen Bejtës.
Skenari është i yti.
Ti e arrite qëllimin”, i tha Shqiponja Kledjës.
Nga ana tjetër, Kledja iu përgjigj duke thënë se mund të kishte bërë shumë më tepër brenda shtëpisë, por se nuk është ajo që po i shkakton këto situata. “Unë këtu brenda mund të bëja shumë më shumë se kaq.
Ju po i bëni gjërat, unë s’po i bëj”, deklaroi Kledja.
Shqiponja vazhdoi ta akuzonte Kledjën se po luan me ndjenjat e Bejtës.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

