Një person i dënuar për veprën penale ‘Pastrim i parave’ është arrestuar nga njësitë e stacionit policor Jugu në Prishtinë.
I dënuari B.SH., 46-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dënuar me 1 vit e 4 muaj për këtë veprim të paligjshëm.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.





