Bay T në emisionin R Studio: Një rrëfim i detajuar për jetën dhe karrierën e saj

Rap-artistja Bay T ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin R Studio, që drejtohet nga moderatori Fis Juniku.

Intervista, e cila do të publikohet të mërkurën e ardhshme në orën 22:00 në RTV Dukagjini, pritet të sjellë një rrëfim më të detajuar të artistes për jetën dhe karrierën e saj.

Përveç bisedës, në emision nuk do të mungojnë as performancat me rep nga ana e Bay T, duke e bërë episodin edhe më interesant për fansat e saj.


- Advertisement -

Vetë artistja ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve, ku bie në sy atmosfera e relaksuar dhe momentet me moderatorin.

Në këto publikime nuk kanë munguar as ngacmimet mes tyre, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Fis Juniku i ka komentuar asaj me një emoji të një gote qumështi, ndërsa Bay T ia ka kthyer me një emoji noti, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *