LDK: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e Kosovës sjell qartësi juridike

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës vlerëson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e Kosovës sjell qartësi juridike dhe rikthen procesin në kornizën kushtetuese.

LDK thekson se zgjedhja e Presidentit duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike që siguron unitet institucional dhe balancë demokratike, duke i bërë Lëvizjen Vetëvendosje përgjegjëse për ndërtimin e kësaj marrëveshjeje.

Grupi Parlamentar i LDK-së riafirmon qëndrimin e tij të palëkundur për respektim të plotë të rendit kushtetues, funksionim normal të institucioneve dhe ruajtje të balancës demokratike në vend.


- Advertisement -

LDK konsideron se çdo veprim politik në këtë fazë duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia shtetërore dhe jo nga kalkulimet partiake.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *