Operacion policie kundër organizatës kriminale shqiptare në Prato, Itali

Forcat e policisë italiane kanë goditur një bazë të dyshuar të një organizate kriminale shqiptare në Prato të Italisë, duke sekuestruar pesë pistoleta, municione, dokumente të falsifikuara dhe rreth 30 mijë euro cash.

Në apartamentin e kontrolluar jetonin një 43-vjeçar shqiptar me precedentë penalë dhe partnerja e tij rumune.

Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.


- Advertisement -

Në mesin e armëve të sekuestruara janë pistoletat Beretta, revolveri 5.7 mm dhe pistoleta e markës Bruni, kopje e një Glock.

Po ashtu, u sekuestruan dokumente të falsifikuara dhe 30 mijë euro të ndara në kartëmonedha të ndryshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *