Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është vendosur që të ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet.
Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve. “Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar!”, ka shkruar ai.





