Momentet emocionale në Big Brother VIP Albania: Balerinat e vogla sjellin nostalgji dhe lot në shtëpi

Një sfidë e veçantë është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorët u vendosën përballë provës së mosreagimeve.

Në kuadër të kësaj sfide, në ambientet e shtëpisë hynë disa balerina të vogla, të cilat herë vallëzonin e herë eksploronin hapësirat, duke krijuar një atmosferë të ëmbël dhe emocionale.

Më pas, vajzat dolën në oborr duke luajtur pranë pishinës, ku ndodheshin edhe Rogerti dhe Miri.


- Advertisement -

Pavarësisht sfidës për të mos reaguar, të dy nuk i mbajtën dot emocionet dhe shpërthyen në lot, të prekur nga kujtimet familjare. ‘Sa e bukur kjo gjëja, më kujton gocën kur e çova në balet kur ka qenë 4 vjeçe,’ thotë Miri. ‘Ta ruajtë Zoti, e kishe yll,’ i përgjigjet Rogerti. ‘Po mendoja për mbesën time, s’ma ka fajin ajo që s’e kam njohur për pesë vite,’ shprehet Rogerti. ‘Do të takoheni, keni kohë,’ e ngushëllon Miri. ‘Kam humbur momente të bukura kur ka qenë foshnje,’ përfundon Rogerti.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *